Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger u bë heroi i fitores së Real Madridit ndaj Manchester Cityt mbrëmë dhe jo vetëm për penalltinë që shënoi në serinë e fundit.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet se Rudiger ka ndihmuar portierin Andrej Lunin për të ndaluar atë që rezultoi të ishte një goditje e fortë nga Mateo Kovacic.

Më herët, Reali u rikthye në lojë pasi Lunin ndaloi Bernardo Silvan dhe kështu anuloi gabimin e kroatit tjetër, Luka Modric.

Në serinë e radhës, Kovacic e vendosi topin në pikën e bardhë dhe në atë moment kamera e kapi Rudigerin duke ngritur dorën.

Gjermani po i tregonte portierit ukrainas se ku do të gjuante kroati dhe doli se kishte të drejtë.

Ai e festoi emocionalisht, e më pas shënoi golin e fitores 4-3 dhe siguroi kalimin e Real Madridit në gjysmëfinale. 

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img