Pendarovski me peticion për gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe diskriminim nga Siljanovska-Davkova dhe VMRO-DPMNE

Shkup, 18 prill – Kandidati presidencial Stevo Pendarovski te Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi do të dorëzojë peticion për shprehje të urrejtjes, ofendime dhe diskriminim nga ana e kandidates Gordana Siljanovska-Davkova dhe nga partia politike VMRO-DPMNE, që e mbështet kandidaturën e saj.

“Gordana Siljanovska-Davkova dhe VMRO-DPMNE në disa raste, në tubime publike, kanë shprehur ofendime dhe shpifje personale për kandidatin për president Pendarovski, të cilat përveç cenimit të dinjitetit, nderit dhe reputacionit të tij, përmbajnë edhe elemente të gjuhës së urrejtjes, e cila mund të inkurajojë njerëzit e tjerë të kryejnë akte të urrejtjes”, thuhet në njoftimin e sotëm të ekipit të komunikimit “Presidenti ynë – Stevo!”.

Pendarovski materialin do ta dorëzojë në KSHZ, kodeksin e së cilës për zgjedhje të drejta dhe demokratike e nënshkroi kandidatja dhe partia e cila e mbështet, më tutje misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, delegacionit të BE-së, si dhe te ambasadat e vendeve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, në vendin tonë.

“Duke e marrë parasysh atë që Komisioni Shtetëror Zgjedhor vendos për ankesa, ndërsa jo për peticione, në lidhje me respektimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor  materiali do t’i dërgohet atij për njoftimin e tyre. Ata si bartës të procesit zgjedhor kanë obligim moral që të njihen me shkeljen flagrante të Kodit nga kandidati dhe partia VMRO-DPMNE”, thuhet në kumtesë. 

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img