Osmani: Fronti Europian është një ide e madhe, të cilës i ka ardhur koha

Shkup, 18 prill – Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani sonte në tubim para qytetarëve Kërçovës ka shprehur mirënjohje për liderët e Frontit Europian dhe koalicionin që, siç thotë Osmani, është vazhdimësi e betejave të një pas njëshëm, të thyerjes së kalave të monopoleve etnike.

“Fronti Europian nuk është parti politike. Fronti Europian nuk është as koalicion i partive politike, Fronti Europian është një ide e madhe. Është një ide e madhe të cilës i ka ardhur koha, një ortek i cili ka bërë bashkë ëndrrën e secilit njeri në këtë shtet, për barazi, për drejtësi dhe jetë të begatë në BE. Dhe këtë po e shoh si entuziazëm, si buzëqeshje në çdo vendbanim ku jam duke shkuar, se Fronti Europian është bashkimi i tretë, por tani me një dimension pak më  ndryshe”, theksoi Osmani.

Kandidati i Frontit Europian, Osmani tutje veçoi se ka mbetur edhe një kala e fundit e monopolit etnik.

“Një kala që na brenë të gjithëve dhe na jep gjithmonë atë sinjalin se ende gjithçka nuk është në rregull, ende nuk janë mundësitë e barabarta për të gjithë, dhe ajo është kalaja e presidentit të parë. Andaj vëllezër e motra, unë garoj, që  me 24 prill, ta kuptoni peshën  e këtij misioni, se vota juaj nuk është vetëm për kandidaturën time, vota juaj, mbështetja juaj është për të thyer kalanë e fundit të monopolit entik dhe rrumbullakimin e barazisë së plotë të të gjithë komuniteteve në vendin tonë të përbashkët”, përfundoi Osmani.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles