Mickoski: Përfundimi i autostradës Kërçovë-Ohër deri në vitin 2026

Shkup, 18 prill – VMRO-DPMNE e nisi fushatën me tubim në Ohër. Qytetin e ka vizituar sot kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, i cili theksoi se do të udhëheqin një fushatë pozitive, një fushatë për ofrimin e projekteve dhe një fushatë që do të kthejë shpresën tek qytetarët. Mickoski iu referua premtimeve në fushën e infrastrukturës. Ai tha se kanë plan që autostradën Kërçovë-Ohër ta përfundojnë deri në vitin 2026. Kreu i opozitës paralajmëroi dy miliardë euro investime në infrastrukturë dhe rialokim të mjeteve buxhetore në vlerë prej 250 milionë eurove për komunat në bazë vjetore.

“Ambicia jonë është që të punojmë në minimum 500 pika, në 500 lokacione në territorin e gjithë Maqedonisë, në mënyrë që të plotësohen nevojat e qytetarëve. Ne nuk do të jemi Qeveri vetëm aty ku ka kryetar komunash nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni, por duam të jemi Qeveri e të gjithë qytetarëve dhe të tregojmë se jo të gjithë politikanët janë njësoj, të tregojmë se nuk kemi ndërmend t’i ndajmë qytetarët”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles