Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google ka larguar nga puna 28 punonjës të cilët iu bashkuan protestave kundër një kontrate të përbashkët 1.2 miliard dollarëshe me Amazon për t’i ofruar qeverisë izraelite shërbime me Al.

Protestat e udhëhequra nga No Tech for Apartheid u zhvilluan edhe në zyrat e Google në New York, Seattle dhe Kaliforni lidhur me marrëveshjen Project Nimbus.

Por, pas këtyre veprimeve, disa punonjës u dëbuan nga puna me Google që u tha atyre “ta mbajnë çështjen sa më konfidenciale që është e mundur, duke zbuluar vetëm informacione në bazë të nevojës”, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se pas shkarkimeve, gjiganti teknologjik ka njoftuar se “protestuesit po pengojnë fizikisht punën e punonjësve të tjerë dhe po i pengojnë ata të hyjnë në objekte”.

Megjithatë, këto akuza u kundërshtuan nga punëtorët e kompanisë që thanë se protestuesit janë larguar nga ndërtesa dhe nuk e kanë penguar askënd të vazhdojë punën.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img