Gjigantët evropianë ndjekin Paulo Dybalan

Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala ka përfunduar në radarin e klubeve të mëdha evropiane, si Barcelona dhe Chelsea.

Barcelona ka sjellë 10 nënshkrime të ndryshme të lojtarëve të lirë në tre vitet e fundit, dhe në përgjithësi janë të pritur të ndjekin këtë politikë edhe më tutje.

Këtë sezon nuk ka ndodhur, por padyshim që ata do të jenë ende në gjueti për pazare këtë verë duke pasur parasysh krizën e tyre financiare. Një nga pazaret e verës mund të jetë edhe Paulo Dybala.

Yllit argjentinas i skadon kontrata verën e ardhshme dhe thuhet se ka një klauzolë lirimi prej 12 milionë euro për klubet jashtë Serie A.

Roma është e prirur të negociojë një marrëveshje të re me një nga lojtarët e tyre kryesor, por nuk është çudi që skuadrat e tjera janë të interesuara në të.

Më parë Barcelona ishte lidhur me Dybalan, por nuk janë klubi i vetëm që duan yllin e Romës.

Gazetari Rudy Galleti ka konfirmuar që atëherë se Barcelona ka mbledhur disa informacione për 30-vjeçarin, ashtu si edhe Chelsea.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles