Gashi: Me fitoren e VLEN do të merr fund sëmundja e madhe e kazinove dhe llotarisë

Shkup, 18 prill – Edhe dita e enjte ka nis më shumë aktivitete për koalicionin VLEN. Deri sa kryetari Alternativës, Afrim Gashi ka treguar se me këtë koalicion do të marrin fund shumë gjera të këqija që janë duke u zhvilluar në Maqedoninë e Veriut. Ai ka thënë se me fitoren e VLEN do të merr fund sëmundja e madhe e kazinos dhe llotarisë. Po ashtu, siç ka thënë Gashi do t´i anulojnë edhe borxhet e njerëzve nga kreditë e shpejta. “Me fitoren e VLEN do të merr fund sëmundja e madhe e kazinos dhe llotarisë. Ne do ta ndalojmë bixhozin. Do t´i ndalojmë dhe kreditë e shpejta, që janë në fakt thjesht fajde. Do t´i anulojmë borxhet e njerëzve nga kreditë e shpejta. Ne kemi doktorin, dhe do t´i shërojmë sëmundjet që Fronti i ka sjellë. “Edhe kandidatët për president, janë po aq të ndryshëm. Ne e kemi doktor Arbenin, një mjek i përkushtuar, njeri i pakorruptuar. njeri që ka qeverisur me transparencë në Gostivar, dhe nuk ka asnjë hije. Njeri i dashur nga të gjithë. Por, e kemi edhe kandidatin e Frontit të Listave të Zeza, Bujar Osmani.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img