USAID-i shton me gati 30 milionë dollarë mbështetjen për Shqipërinë

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar gati 30 milionë dollar shtesë, ndërsa kanë rinovuar marrëveshjen e ndihmës për objektivat e zhvillimit për Shqipërinë. Dokumenti u firmos të mërkurën në Tiranë nga përfaqësuesja e USAID-it (Agjencia amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar) Mischere Kawas dhe ministri shqiptar i Financave Ervin Mete.

“Rinovimi i marrëveshjes deri në vitin 2030, duke e çuar vlerën e përgjithshme të financimit deri në 97 milionë dollarë, është një tjetër dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të Qeverisë Amerikane për Shqipërinë, një mbështetje e cila bëhet edhe më e rëndësishme për vetë stadin në të cilin ndodhet aktualisht vendi ynë në procesin e negociatave dhe përpjekjet për t’u afruar më shpejt me Bashkimin Europian”, u shpreh ministri Mete, gjatë ceremonisë së nënshkrimit, të organizuar në ambasadën amerikane.

Marrëveshja me USAID-in parashikon mbështetje për disa fusha kyçe që nga demokracia, te të Drejtat e njeriut dhe qeverisja, rritja ekonomike, paqja dhe siguria. “Ky është një moment kyç, ndërkohë që Shqipëria ndërmerr hapat e rradhës drejt integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimit në BE. Ne jemi gati të jemi një aleat në çdo hap, ku USAID zgjeron dhe thellon marrëdhënien e bashkëpunimit me qytetarët dhe Qeverinë e Shqipërisë”, u shpreh nga ana e saj zonja Kawas.

Ministri Mete vlerësoi ndihmën e ofruar nga Shtetet e Bashkuara të cilat nënvizoi ai “kanë qënë dhe vijojnë të jenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendit tonë, jo vetëm sa i përket anëtarësimit në strukturat euroatlantike, por edhe sa i përket reformave të rëndësishme, siç është edhe reforma në drejtësi, apo një sërë reformash të tjera që po ndërmarrim, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies, si dhe zhvillimit të sektorëve prioritarë të ekonomisë,” u shpreh ministri Mete.

Që nga viti 1992, USAID-i ka investuar mbi 500 milionë dollarë në Shqipëri në mbështetje të pluralizimit politik, shoqërisë civile, qeverisjes vendore, sundimit të ligjit, sektorët e energjetikës dhe shëndetësisë, rritjes së qëndrueshme ekonomike, përfshirë zhvillimin e turizmit dhe mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla. /VoA/

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles