Zjarri në Malin Sharr ka filluar të shuhet, flakët janë bartur në atarin drejt fshatit Gjermë

Shkup, 16 prill – Zjarri mbi fshatin Sellcë në Malin Sharr ka filluar të vihet nënkotroll thonë nga Parku Kombëtar “Mali Sharr”. Por flakët kanë përfshi edhe kodrën e fshatit Gjermë.

“Fatkeqësisht, situata nga Sellca gjatë ditës së djeshme është bartur në atarin e fshatit Gjermë. Zjarri kaloi skajin e malit dhe u zhvendos në atë anë. Fatkeqësisht, një situatë e ngjashme ndodh me djegien e shpejtë të bimësisë shumë të thatë, kështu që tashmë shihet se ka shumë degë dhe ajo përparon ndryshe në vende të ndryshme në varësi të vegjetacionit.

Krahas këtij, në Malin Sharr kemi edhe dy zjarre të tjera dhe tashmë ekipet janë në terren”, njoftojnë nga Parku Kombëtar Mali Sharr për “Sloboden Peçat”.

Ditën e djeshme zjarri mbi fshatin Sellcë është shuar me helikopterë të policisë, ndërsa rojet e Parkut Kombëtar e kanë shuar nga toka.

Më shumë se 100 hektarë dru ahu u dogjën, ndërsa flakët formuan një kreshtë prej 5 kilometra të gjatë.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles