Vetëm një shtetas i Maqedonisë ka kërkuar evakuim nga Izraeli

Shkup, 16 prill – Nga territori i Izraelit vetëm një shtetas i Maqedonisë ka kërkuar evakuim të menjëhershëm, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili theksoi se me fletë-lëshim, ai tashmë është në rrugën e tij për në shtëpi.

MPJ e Maqedonisë siguron se gjendja për momentin është stabile, kështu që në Tel Aviv po qëndrojnë edhe familjet e diplomatëve në ambasadën e Maqedonisë.

“Grupi i studentëve nga Jordania që kërkuan udhëzime se si të largoheshin nga vendi nuk po kërkojnë evakuim për momentin. Por një kompani e RMV-së raportoi në shtabin e krizës në Ministrinë e Punëve të Jashtme se ka punëtorë në Izrael, të cilët në rast të një sulmi të ri do të kërkojnë evakuimin e tyre. Ministria e Punëve të Jashtme është e gatshme të përgjigjet nëse kërkesa për tërheqje vijnë edhe nga Irani”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, deri më tani asnjë shtetas i Maqedonisë nuk ka kërkuar të kthehet në vend.

Institucionet e RMV-së vlerësojnë se sulmet në Lindjen e Mesme nuk kanë përjashtuar një valë të re refugjatësh. Megjithatë, kjo nuk do të thotë rrezikim i sigurisë së vendit. Numrat e ndihmës në ambasadën maqedonase në Tel Aviv, si dhe telefonat SOS në ministri mbeten të disponueshme. Rreth 50 shtetas të RMV-së ndodhen aktualisht në Izrael.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img