Trëndafili i egër, thesari i maleve shqiptare

Trëndafili i egër (Rosa Canina) është shkurre e egër deri në tre metra e degëzuar dhe me gjemba të fortë, me lule në ngjyrë të bardhë me pesë petla e me erë të mirë, që bën kokrra të kuqe me shumë fara brenda, të quajtura ndryshe kaçe.

Lulet e thara të trëndafilit të egër dhe farat e tij përdoren së bashku për prodhimin e ilaçeve. Ndërsa lulet e freskëta përmbajnë shumë vitaminë C, prandaj mund të përdoren në parandalimin dhe trajtimin e ftohjes dhe gripit, si dhe mungesës së vitaminës C. Ndërsa kur thahen apo përpunohen humbasin shumë nga kjo përmbajtje e vitaminës C.

Trëndafili i egër përdoret gjithashtu për shumë probleme me stomakun, si spazmat, mungesa e acidit në stomak, për parandalimin dhe trajtimin e ulcerës, si një tonik për sëmundjet intestinale etj. Kjo bimë përdoret gjithashtu për diarrenë, kapsllëkun, gurët në tëmth, traktin urinar, sëmundjet e veshkave, edemën (mbajtjen e lëngjeve në trup), përdhesin, dhimbjet e shpinës dhe këmbëve (dhimbjet e nervit shiatik), diabeti, kolesteroli i lartë, rënien në peshë, forcon sistemin imunitar, rrit furnizimin me gjak tek gjymtyrët etj.

Tek ushqimet dhe në industrinë përpunuese, trëndafili i egër përdoret si çaj, gliko, lëngje dhe si burim natyral i vitaminës C.

Përdorimet

Efikase për:

Osteoartritin: Në përgjithësi, studimet sugjerojnë se trëndafili i egër është i mirë për njerëzit që vuajë nga osteoartriti. Shumë studime kanë treguar se përdorimi i një produkti të kësaj bime (Hyben Vital) dy herë në ditë për 304 muaj lehtëson dhimbjet dhe forcon kockat tek njerëzit që vuajnë nga osteoartriti.

Të dhëna jo të mjaftueshme për:

  • Dhimbjet gjatë ciklit menstrual: Disa të dhëna sugjerojnë se aplikimi i një formule aromaterapie që përmban livando, sherbelë dhe trëndafil të egër ndihmon për të lehtësuar dhimbjet gjatë ciklit menstrual tek gratë.
  • Obeziteti: Disa studime kanë treguar se përdorimi i pluhurit të trëndafilit të egër të përzier me lëng molle nuk ndikon në shtimin në peshë ose rritjen e niveleve të sheqerit në gjak tek njerëzit që janë obezë. Megjithatë, trëndafili egër mund të ulë nivelet e koelsterolit dhe tensionin e gjakut tek njerëzit që janë mbipeshë.
  • Artriti reumatoid: Studime të mëparshme kanë treguar se përdorimi i ekstraktit të trëndafilit të egër ndihmon në përmirësimin e disa simptomave të artritit reumatoid.
  • Parandalimin dhe trajtimin e ftohjes
  • Infeksionet
  • Forcon sistemin imunitar
  • Lehtëson dhimbjet në stomak
  • Diarrenë
  • Probleme të tjera të shëndetësore

Megjithatë, duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të përcaktuar efikasitetin e trëndafilit të egër në kurimin e këtyre sëmundjeve.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img