Taravari: Me ardhjen e VLEN-it në pushtet, viktimat e rasteve të montuara do të lirohen dhe do të dëmshpërblehen

Tetovë, 16 prill – Këtë javë, janë bërë 12 vjet nga montimi i rastit Monstra në lidhje me vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Për këtë vepër të fabrikuar nga strukturat parapolitike, pesë shqiptarë të pafajshëm janë dënuar me burgim të përjetshëm ose me dënim maksimal. Nga ana e pushtetit, ky përvjetor u trajtua si të gjithë të tjerët: me heshtjen që e karakterizon faji. 
 
“Monstra, Sopoti, Brodeci, Alfa, Lagja e Trimave dhe të tjera, janë që të gjitha emra që na e kujtojnë një plagë të hapur në shoqërinë tonë, atë të drejtësisë selektive që e shtyp shqiptarin. Ky sistem i padrejtësisë e ka bërë shqiptarin mish për top, për të qeruar hesape politike apo për të shtyrë përpara agjenda shoviniste saherë që dikujt i rrezikohet pushteti”, potencoi kandidati për president, Taravari.  
 
Drejtësia selektive në rastet e montuara politike por edhe pandëshkueshmëria në rritje pas ndryshimit të Kodit Penal, na kanë sjellur në një gjendje ku vetëm 2% e qytetarëve i besojnë drejtësisë.
 
“Unë si President i Republikës, do të ndërmarr hapa konkret për zgjidhjen e rasteve të montuara politike dhe për rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Me koalicionin VLEN, do të kemi si top prioritet ngritjen e një gjyqësori të pavarur, efektiv dhe të drejtë, ku askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe askush nuk do të shtypet për shkak të përkatësisë kombëtare”, theksoi Taravari. 
 
VLEN, sipas tij zotohet për krijimin e një trupe të përkohshme ekspertësh perëndimorë, kryesisht nga vendet evropiane, që do të integrohen në këshillat prokuroriale e gjyqësore të Maqedonisë së Veriut për një mandat gjashtëvjeçar. Kjo trupë do të monitorojnë punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve vendas. Por ata do të kontribuojnë edhe vetë si gjyqtarë e prokurorë. 
 
Do të shtyjmë përpara ligjin për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe do të reformojmë në tërësi sistemin për zgjedhjen, avancimin, disiplinimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik. 
 
Pas plebishit popullor të 24 prillit dhe 8 majit, në sistemin tonë të drejtësisë, nuk do të ketë më vend për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe me mendësi jugosllave. 
 
“VLEN do të bëjë evropianizimin e sistemit të drejtësisë, si kusht i domosdoshëm për të ndalur epideminë e korrupsionit dhe drejtësinë selektive. Ne mund të bëhemi vend anëtar i BE-së vetëm atëherë kur Gjykata e Tetovës dhe e Shkupit të jenë po aq të besueshme sa Gjykata e Berlinit apo Bonnit. Rrugë tjetër nuk ka”, shtoi ai. 
 
Sipas Taravarit me ardhjen e VLEN në pushtet, të gjitha viktimat e rasteve të montuara do të lirohen dhe do të dëmshpërblehen.
 
“Ndryshimi ka nisur dhe nuk ka të ndalur. Drejtësia VLEN sepse ajo është parakusht për shoqëri inkluzive, për demokracinë dhe për zhvillimin ekonomik. Tani po ia kaloj fjalën z. Sabri Aziri, familjar i Haki Azirit dhe Fejzi Aziri, dy nga shqiptarët e dënuar padrejtësisht me 9 dhe 15 vjet burg në rastin Monstra”, theksoi Taravari.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img