QMK: Digjet mali në Jabolçishtin e Epërm në Komunën e Çashkës

Shkup, 16 prill – Një zjarr ka rënë mbrëmë në ora 23:00 në hapësirë ​​të hapur në afërsi të fshatit Jabolçishti i Epërm në komunën e Çashkës, duke djegur malin, njoftoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK).

Nga atje menjëherë kanë dërguar njoftim në NP “Pyjet Kombëtare” filial “Babuna” nga Velesi, nga ku kanë marrë përgjigje se do të dërgojnë punëtorë në zjarrin për ta shuar.

Sipas të dhënave të QKM-së, në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 22 zjarre në hapësirë ​​të hapur. Tetë prej tyre janë ende aktivë këtë mëngjes.

Zjarri mbi fshatin Sellcë të Tetovës, i cili digjet prej 11 prillit, është ende aktiv, pavarësisht se dy helikopterë të MPB-së dhe 10 roje të Parkut Kombëtar “Malin Sharr” dhe katër zjarrfikës janë përpjekur për të shuar zjarrin.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles