Presidenti i Kinës Xi Jinping takohet me Kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz

Të martën paradite, Presidenti kinez XiJinping u takua në Pekin me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Xi Jinpingvuri në dukje se ky vit shënon 10 vjetorin e krijimit të partneritetit strategjik të gjithanshëm mes Kinës dhe Gjermanisë. Gjatë 10 viteve të fundit, pavarësisht ndryshimeve të mëdha në situatën ndërkombëtare, marrëdhëniet Kinë-Gjermani janë zhvilluar gjithmonë në mënyrë të qëndrueshme. Bashkëpunimi në fusha të ndryshme është konsoliduar dhe thelluar vazhdimisht, duke i dhënë shtysë zhvillimit të tëdy vendeve.

Xi vuri në dukje se zinxhirët industrialë dhe furnizues të Kinës dhe Gjermanisë, janë thellësisht të ndërthurura dhe tregjet e dy vendeve janë shumë të ndërvarura.

“Bashkëpunimi reciprokisht i dobishëm mes Kinës dhe Gjermanisë nuk është një “rrezik”, por një garanci për stabilitetin e marrëdhënieve dypalëshe dhe një mundësi për të ardhmen, tha Xi.

Të dyja vendet kanë potencial të madh për bashkëpunim të favorshëm në të dyja fushat, atë tradicionalen si prodhimi i makinerive e automobilave dhe në fushat në zhvillim, duke përfshirë transformimin e gjelbër dhe inteligjencën artificiale dixhitale, vuri në dukje Xi.

Duke vënë në dukje se si Kina ashtu edhe Gjermania varen shumë nga industria, mbështesin tregtinë e lirë dhe globalizimin ekonomik, Xi tha se të dy palët duhet të jenë vigjilente kundër rritjes së proteksionizmit, të shikojnë çështjen e kapaciteteve prodhuese në mënyrë objektive dhe dialektike, nga një perspektivë e orientuar nga tregu dhe globalja, t’u përmbahen parimeve ekonomike për të nxitur bashkëpunimin e mëtejshëm.

Scholz tha se aktualisht marrëdhëniet Gjermani-Kinë po zhvillohen mirë. Të dyja palët kanë shkëmbime të ngushta në të gjitha nivelet dhe fushat.
Gjermania është e gatshme të punojë me Kinën për të vazhduar të forcojë marrëdhëniet dypalëshe, të thellojë dialogun dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme. Gjermania konfirmon gatishmerine per të forcuar komunikimin dhe koordinimin me Kinën për t’iu përgjigjur së bashku sfidave globale si ndryshimet klimatike, është e përkushtuar për të mbrojtur rendin ndërkombëtar shumëpalësh, promovon paqen dhe zhvillimin botëror dhe nuk pranon konfrontimin. Gjermania kundërshton proteksionizmin dhe mbështet tregtinë e lirë.Si një anëtare e rëndësishme e BE-së, Gjermania është e shpreh vullnetin e saj të luajë një rol aktiv në promovimin e zhvillimit të shëndoshë të marrëdhënieve midis BE-së dhe Kinës.
Udhëheqësit e dy vendeve shkëmbyen edhe mendime në mënyrë të thellë për krizën në Ukrainë, duke u shprehur njëzëri se u përkushtohen zbatimit të Kartës së OKB-së, kundërshtimit të përdorimit të armëve bërthamore dhe sulmit ndaj objektivave bërthamore për përdorim paqësor, zgjidhjes si duhet të furnizimit ushqimor ndërkombëtar dhe ipërmbahen ligjit ndërkombëtar humanitar.
 Përsa i përket konfliktit palestinezo-izraelit, ata janë të mendimit se duhet të zbatohet Rezoluta 2728 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe përkeqësimin e mëtejshëm të situatës, për të siguruar akses humanitar pa pengesa dhe të qëndrueshme në Gazë, duke mbështetur zgjidhjen nëpërmjet negociatave të çështjes së Palestinës në bazë të projektit “dy shtete”.
Një raport nga Instituti Ekonomik Gjerman, tregon se totali i investimeve direkte nga kompanitë gjermane në Kinë, arriti një rekord prej 11.9 miliardë eurosh (rreth 12.7 miliardë dollarë amerikanë) në vitin 2023, një rritje vjetore prej 4.3% , mbi 10% të totalit të investimeve të Gjermanisë jashtë shtetit. Niveli më i lartë që nga viti 2014.

Vëllimi i tregtisë dypalëshe ishte 253.1 miliardë euro në 2023, vit në të cilin Kina ruajti pozicionin e saj si partneri kryesor tregtar i Gjermanisë, për të tetin vit radhazi.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img