Përkeqësohet moti të mërkurën, zonat më të rrezikuara nga përmbytjet në Shqipëri

Territori i Shqipërisë pritet të përfshihet ditën e mërkurë nga reshje shiu, ndërsa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën të ditur se pritet të shfaqen problematika në Veriperëndim si dhe pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe vijës bregdetare.

“Sasia e reshjeve pritet të jetë më intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Shkodrës. Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive. Në qarqet Elbasan dhe Vlorë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar priten në qarqet e tjera”, njoftoi Agjencia.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Të enjten, sipas Agjencisë, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

Në këtë kohë, Agjencia u kërkon bashkive të mobilizojnë strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe institucioneve që kanë në administrim hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër që është në funksion të menaxhimit të emergjencave civile.

Kliko këtu për të shikuar motin në të gjitha qytetet e Shqipërisë

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles