Niset anija e 9-të me ndihma për Gazën

Niset nga porti ndërkombëtar Mersin i Türkiyes, do të niset anija e ngarkuar me 3.774 tonë materiale ndihme humanitare të përgatitura nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke për t’u dorëzuar në Gaza, transmeton Anadolu.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon të zgjasë dorën e saj të ndihmës për popullin palestinez në Rripin e Gazës, i cili është objektiv i sulmeve izraelite.

Në këtë kuadër në “Anijen e 9-të të Mirësisë” të Gjysmëhënës së Kuqe Turke janë ngarkuar 3.774 ton ndihma të përbërë nga ushqime, miell, ushqime për fëmijë dhe paketa me çanta gjumi.

Anija do të niset me një ceremoni që do të mbahet nesër pas përfundimit të përgatitjeve në Portin Ndërkombëtar të Mersinit dhe me një udhëtim detar që do të zgjasë afërsisht 40 orë do të arrijë në portin El-Arish të Egjiptit, rajonin më të afërt me Gazën.

Materialet e ndihmave humanitare që do të shkarkohen nga anija e ankoruar në port do të transportohen me kamionë në Pikën kufitare Rafah. Pas procedurave doganore këtu, materialet do t’i dorëzohen Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

Ndërsa Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze do ti dërgojë gjithashtu ndihmat për ata që kanë nevojë në Gaza.

Në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe AFAD, deri më tani me 13 avionë dhe 8 anije në Gaza janë dërguar gjithsej 39.697 tonë materiale të ndryshme ndihmash humanitare.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img