Moti sot, më ftoht në Berovë dhe më ngroht në Shkup dhe Tetovë

Shkup, 16 prill – Në mëngjesin e sotëm, temperatura më e ulët është regjistruar në Berovë me shtatë gradë të matura, ndërsa më e larta është raportuar në Shkup-Zajçev Rid dhe Tetovë me 15 gradë Celsius.

Siç njofton DPHM, tetë gradë janë regjistruar në Lazaropole, 10 në Ohër, Kriva Pallankë dhe Popova Shapkë, 11 në Mavrovi Anovi, Dibër dhe Pretor, 12 në Shkup-Petrovec, Strumicë dhe Demir Kapi, 13 në Manastir, Shtip, Veles dhe Prilep. Gjevgjeli, Kavadar dhe Kumanovë, 14 në Krushevë dhe 15 në Vinicë.

“Gjatë natës ka pasur vranësira të ulëta, deri në mesatare. Era ka qenë e dobët, deri në mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Povardarietos era ka qenë e fortë nga jugu, duke arritur shpejtësinë deri në 50 km/h në Shtip. Mëngjesin e sotëm pritet të ketë vranësira të pjesshme, era do të jetë e dobët deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm”, njofton DPHM.

Sot në mëngjes pritet të mbajë mot me vranësira të pjesshme. Pasdite dhe gjatë natës pritet të ketë reshje lokale shiu, të shoqëruara nga shtrëngata të rralla. Fryrja do të jetë e dobët deri në mesatare dhe herë pas here e fortë nga drejtimi jugor.

Temperatura maksimale pritet të lëvizë nga 21 deri në 28 gradë.

Paradite pritet të ketë vranësira të pjesshme në Shkup. Pasditja pritet të shoqërohet me më shumë vranësira, ndërsa në fund të ditës pritet të ketë kushte për reshje të dobëta shiu. Fryrja pritet të jetë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 25 gradë.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img