“Megjashi” do t’i prezantojë gjetjet e raportit vjetor

Shkup, 16 prill – Ambasada e parë për fëmijë “Megjashi” sot në konferencën për shtyp do t’i prezantojë gjetjet e raportit vjetor për punën e “Alo bushavko” – telefonit për fëmijë dhe të rinj.

Siç informojnë nga “Megjashi”, ky raport jep një pasqyrë të raporteve për periudhën prej 01.01.2023 deri më 31.12.2023 për problemet që kanë të bëjnë me të drejtën për mbrojtje nga dhuna, të drejtën për arsim dhe të drejtën për qasje deri te institucionet tjera për të cilën janë drejtuar telefonuesit rreth të drejtave të fëmijës që janë kërcënuar apo shkelur (realizimi i të drejtës prindërore, dhënia e kujdestarisë, realizimi i të drejtës së alimentacionit, ndryshime në gjendjen mendore të fëmijëve gjatë periudhave të divorcit dhe komunikimit jo të mirë me prindërit e tyre), si dhe rolin e vullnetarëve në punën e linjës për fëmijë dhe të rinj.

Bashkëpunimi dhe qasja e përbashkët në vlera, forcimi dhe njohja e shkeljes së të drejtave të fëmijëve, si dhe nevoja për bashkëpunim të ndërsjellë, rrjetëzimi dhe ndërtimi i një qasjeje gjithëpërfshirëse përmes përfshirjes së të gjitha palëve të prekura, janë pjesë e temave që do të trajtohen në kuadër të kuadër të konferencës për shtyp.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img