Ilnisa Agolli, e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” u shpreh në lidhje me eksperiencën e saj tre mujore brenda këtij formati.
E shumë komentuar nëse ka kryer marrëdhënie seksuale me Meritonin gjatë qëndrimit të tyre në BBVA, ajo zgjodhi të tregojë të vërtetën, transmeton Top Channel.
“Shiko se edhe kjo pjesa domethënë është mirë që të deklarohet edhe njëherë kjo puna e seksit. Ta deklarojmë njëherë e mirë se edhe jorgani më ka ardhur në majë të hundës të them të drejtën me të gjithë humoret që po bëhen lart e poshtë. Në Big Brother nuk ndodhi asgjë. Nuk ndodhi asgjë. Domethënë intimiteti më i madh i yni ishte puthja dhe unë nuk e di si arrijmë ne si shoqëri, edhe sikur të ndodhte gjë, zhurma që po bëhet është e tepërt. Por në fakt, nuk ndodhi gjë”, tregoi ajo.
Përsa i përket videos virale që është përhapur në rrjet ku shfaqet së bashku me Meritonin poshtë jorganit, ku të gjithë dyshuan se ata mund të kenë kryer marrëdhënie, ajo u shpreh: “Ishte një moment realisht. Këtë po e them ekskluzivisht për ju. Ishte një moment që ishte përpara Prime-t dhe krevati i cili ishte i ndarë, pra ishin dy tekë, u hap në një moment dhe rashë unë. Rashë dhe i them ‘Shpirt rashë, shiko Titaniku po përsëritet’. Edhe më tha ‘Unë nuk të lë do të mbytem me ty”. Dhe ra edhe ai sipër. Kur ra filluam të putheshim. Ne u mbytëm, u puthëm dhe kaq. Kjo ishte e vërteta e kësaj.”