Ilir Meta e akuzon se ka takuar McGonigalin, reagon kreu i SPAK-ut

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka reaguar pas deklaratave publike të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sipas të cilit, Dumani ka takuar personalisht ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, gjykata federale e Uashingtonit dënoi me 28 muaj burgim McGonigal për “shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Nezaj dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me kryeministrin Edi Rama.

Në reagimin e tij, Dumani shprehet se, ai nuk e ka takuar kurrë McGonigalin, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë arsye për ta bërë këtë gjë. Madje, sipas Dumanit, ai nuk e ka njohur kurrë dhe madje emrin ia ka dëgjuar në mediat shqiptare.

Reagim i kreut të SPAK, Altin Dumani, mbi deklaratat publike të Ilir Metës:

“Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka që është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, të pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj.

Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve në mediat shqiptare.”, thuhet në reagimin e Altin Dumanit.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img