Gnabry nuk është, por edhe dy yje të tjerë në dyshim – Thomas Tuchel tregon gjendjen e futbollistëve të tij para ndeshjes me Arsenalin

Bayern Munich do të përballet me Arsenalin në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Bavarezët kanë disa probleme me lëndime për t’u përballur përpara ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit.

Përpara ndeshjes, menaxheri i Bayern-it, Thomas Tuchel, tregoi se mungesa kryesore e tyre është Serge Gnabry që nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm.

Megjithatë për këtë sfidë shumë të rëndësishme në dyshim janë edhe dy sulmuesit tjerë anësorë, Kingsley Coman dhe Leroy Sane.

“E keqja e madhe në të gjithë ndeshjen është dëmtimi i Kingsley Coman. Më trishton shumë sepse e di se sa shumë ka punuar dhe sa i rëndësishëm është për ne. Së pari Serge Gnabry është jashtë, pastaj ai dhe Leroy Sane janë në dyshim për të mërkurën”.

Tuchell mund të detyrohet të rreshtojë një ekip pa këta tre sulmues të rëndësishëm, edhe pse Leroy Sane ka më shumë gjasa nga këta yje të lartpërmendur të jetë i aftë për ndeshjen kundër Topçinjve.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img