Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” rikthehet edhe këtë vit me emra shumë të njohur, mbahet më 4-5-6 korrik

Festivali “Prizren Rock and Blues Festival” po rikthehet në edicionin e dytë me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare.

Edicioni i këtij viti do të mbahet më 4-5-6 korrik, kanë bërë të ditur organizatorët.

Prizreni do të jetë edhe njëherë nikoqir i artistëve të mirë të muzikës së rockut nga hapësira shqiptare dhe ajo ndërkombëtare, të cilët do të performojnë në këto tre data.

Edicioni i dytë i Festivalit ka zgjuar menjëherë interesimin e fansave të muzikës rock dhe blues, në pritje të emrave të njohur të idhujve të tyre që pritet të performojnë këtë vit, derisa organizatorët kanë paralajmëruar befasi të madhe në këtë edicion të ri.

Festivali realizohet me mbështetje nga Komuna e Prizrenit nga shoqata Melodia e Rock dhe Blues në Turizëm si dhe nga shumë mbështetës të tjerë.

Zotimi i edicionit të parë të Festivlait që të shndërrohet në një traditë afatgjate për të gjithë hapësirën shqiptare po bëhet realitet me zbulimin e datave të reja të edicionit të dytë, që korrespondojnë edhe me 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

Organizatorët kanë vendosur që edhe këtë vit hyrja të jetë falas në lokacionin e ITP-së, ish kampit gjerman të KFOR-it – një hapësirë e jashtëzakonshme për t’u argëtuar dhe shijuar muzikën e mirë dhe aktivitete tjera përreth festivalit.

Vizioni që “Prizren Rock & Blues Festival” do të sjellë shkon përtej. Në këtë fushë është planifikuar krijimi i Muzeut të parë në rajon i cili do të shpërbejë edhe si një Akademi për krijimin dhe realizimin e tour-guides të para ne qytet me fokus në zhvillimin e muzikës ‘rock’ dhe ‘blues’.

Një aspekt tjetër i këtij edicionit do ti kushtohet grupeve të reja të muzikës rock dhe blues për të performuar para publikut, si një projektim dhe vizionit të krijimit të mundësive për të rinjtë e apasionuar pas muzikës në Ballkanin Perëndimor, shpalosjes së historisë së artë të gjeneratave të artistëve tanë dhe aktivitetit në tërësi.

Ndryshe, në edicionin e parë kanë performuar disa nga grupet e njohura të muzikës si Blues Beatles, Playa Band, Samuli Federley, Leb i Sol, 3 Musketierët, Jericho, Eugent Bushpepa dhe artistë të tjerë.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img