Eksportohen kontejnerët e fundit me dhe të kontaminuar nga OHIS nga “LOT” 3, fillon eksporti me “LOT” 4

Shkup, 16 prill – Me eksportin e sotëm të tre kontejnerëve të fundit me rreth 63 tonë dhe të kontaminuar me lindan nga deponia e vogël në ish fabrikën OHIS në Shkup finalizohet “LOT” 3 (Pjesa e tretë). Siç informojnë për MIA-n nga Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor (ISHMJ), destinacioni i fundit i tre kontejnerëve është kompania Indaver HIM Gmbh në Gjermani.

Njëherësh, sot do të eksportohen edhe gjashtë kontejnerët e parë me mbetje nga lindani në një sasi totale prej rreth 120 tonë nga “LOT” 4. Destinacioni i fundit i këtyre kontenjerëve është në firmën Tredi Sv. Vulbas në Francë.

“Për ‘LOT’ 4 janë siguruar mjete dhe janë pritur që në dy tre muajt e ardhshëm plotësisht të realizohen. Mbetet të sigurohen mjete për ‘LOT’ 5 me çka plotësisht do të pastrohet deponia e vogël me lindan në zonën e Ohisit. Problem më të madh do të paraqesë edhe pastrimi i deponisë së madhe me lindan e cila përfshin edhe një pjesë të Pelenicës për të cilën do të nevojiten shumë më tepër mjete që duhet të sigurohen”, theksojnë për MIA-n nga Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor.

Ata theksojnë se gjatë ditës inspektori kryesor i mjedisit jetësor Hisni Thaçi do të bëjë inspektimin e deponisë së vogël në OHIS. 

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img