Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ka bërë një sërë reagimesh në rrjetet sociale për vrasjen e gruas në Pejë, duke i bërë thirrje autoriteteve kompetente që t’i marrin masat për rastet e mëtejshme.
Ajo gjithashtu bëri thirrje që të shpallet ditë zie për gratë e vrara, nëpërmjet postimeve të saj në rrjetet sociale.
Por, përkundër këtyre reagime që bëri, ajo mori një mesazh kërcënues nga një ndjekës, mesazh të cilin e postoi vetë Dafina në llogarinë e saj.
“Edhe ti e ki renin tash”, ishte mesazhi që mori artistja e hitit “Duro” nga një ndjekës.
Vrasja e gruas në Pejë ka tronditur sot Kosovën. E ndjera 43-vjeçare e cila ishte një punonjëse shëndetësore dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj, ngjarja ndodhi në banesën e tyre.
Autoritetet kanë bërë të ditur se e kanë arrestuar të dyshuarin.
Vetëm pak ditë më parë, një rast po ashtu i ngjashëm u raportua në Ferizaj, një grua u qëllua me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj.