Burgu i Spaçit pritet të rehabilitohet së shpejti, parashikohet edhe një muze në përkujtim të ish të burgosurve politik

“E Kaluara e Tashme” do të jetë ekspozita e përhershme në ish-burgun e Spaçit, e cila mbart peshën e 49 portreteve të ish-të burgosurve politikë që janë ende në jetë.

Në një postim në rrjetet sociale ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja është shprehur se tashmë publiku e kushdo mund të shohë trupëzimin e 49 portreteve në një skulpturë të vetme, e cila kthehet në një monument të kujtesës kolektive, pikëtakim dhe pikënisje e procesit zhvillimor shoqëror.

“Përgëzojmë për këtë nismë dy djemtë e rinj e të talentuar, Kristian Zara (krijuesi i skulpturave dhe kurator) dhe kuratorin Arnen Sula, të cilët përmes artit risollën rrëfimet rrënqethëse të ish-të burgosurve të Spaçit”, është shprehur ministri Gonxhja.

Projekti u konceptua dhe realizua nga “Tek Bunkeri”, financuar nga Bashkimi Evropian pjesë e programit EU4Culture, zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI).

MEKI do të nisë shumë shpejt me rehabilitimin e ambienteve të godinave të ish-Burgut të Spaçit, duke mos lejuar degradimin e godinave, e duke e kthyer atë në një vend kujtese. Gjithashtu, është menduar dhe realizimi i një muzeu pranë godinave të ish-burgut, ku do të ekspozohen artefaktet e trashëguara për të përkujtuar, për të mos harruar.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img