Benjamina Kariq: Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës

Kryetarja e Sarajevës, Benjamina Kariq po qëndron në Kosovë ku po merr pjesë në “Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”.

Ajo dje është takuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

“Me një pritje të ngrohtë nga kryetari Përparim Rama, arrita në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo fillimisht pas arritjes në Prishtinë.

Në një tjetër postim të saj në platformën X ka shkruar për qëllimin e vizitës së saj.

“Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës… Kisha kënaqësinë e madhe të flas më Përparim Ramën, kryetarin e kryeqytetit më të ri të Evropës”, ka shkruar ajo, transmeton Telegrafi.

Ajo ka thënë se “qëllimi ynë është të lidhim qytetet tona dhe të hapim mundësi të shumta bashkëpunimi në interes të përbashkët. Pas pritjes, shëtitëm nëpër qendrën e Prishtinës, e cila magjeps me karakterin e njerëzve të saj”.

Kryetarja e Sarajevës sot ka folur në forum gjithashtu.

Ajo gjatë diskutimit ka shprehur mirënjohjen për institucionet e Kosovës e Prishtinës për pritjen e saj dhe ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për ndihmë me rezolutën për gjenocid ndaj Srebrenicës në OKB, që pritet të votohet së shpejti.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img