Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh

Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh. Në fakt, nuk quhet më as Milano.

Zhvillimi befasues vjen menjëherë pasi Adolfo Urso, ministër Italian i Ndërmarrjeve dhe Made in Italy, sugjeroi se emri ishte i paligjshëm, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç shpjegoi ai, “Një makinë e quajtur Milano nuk mund të prodhohet në Poloni” pasi ligji “përcakton që nuk mund të jepni indikacione që mashtrojnë konsumatorët”.

Në fakt, ai pretendonte se blerësit do të mashtroheshin duke menduar se ajo ishte bërë në Milano.

Ndonëse ky duket si një argument qesharak duke marrë parasysh se Hyundai prodhon automjete në Tucson, Arizona, Santa Fe, New Mexico ose Santa Cruz, Kaliforni, duket se zhurma ishte shumë për Alfa Romeo.

Si rezultat, ata kanë vendosur të riemërojnë Milanon si Junior.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles