Aksident në rrugën Dellçevë – Berovë, lëndohet një 21-vjeçar

AMPB njofton se dje ka ndodhur një aksident në rrugën Dellçevë – Berovë në të cilën ka mbetur i lënduar një 21-vjeçar.

“Me datë 15.04.2024 në ora 11:00 në Stacionin Policor Dellçevë është raportuar se në rrugën rajonale Dellçevë – Berovë në vendin e quajtur “Dashticë”, në fshatin Trabotivishtë-Dellçevë, automjeti “Volkswagen Golf” me targa të Dellçevës, i drejtuar nga M. U. (21) nga Dellçeva, ka dalë nga rruga.

Në aksident shoferi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin Klinik Shtip.

Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer policia nga DPB Dellçevë”, njoftojnë nga MPB.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img