“Zoti ua shtoftë bereqetin” – Gashi takon bujqit

Shkup, 14 prill – Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka vazhduar takimet me qytetarët edhe gjatë ditës së sotme. Paraditen e së dielës ai ka takuar bujqit e vyer të fshatit Bërnjacë, ku është njoftuar nga afër me hallet që kanë ata dhe punën që po e bëjnë.

Sipas Gashit, këta bujq me angazhimin e tyre janë meritorët që qytetarët të shtrojnë sofrat me bukë.

“Është e pakt të themi Zoti ju rujt e ua shtoftë bereqetin. Falë punës tuaj të palodhshme qytetarët shtrojnë sofrat me bukë. E ju pavarësisht se jeni përballur me sfida të mëdha nuk jeni dorëzuar. As vërshimet e mungesa e përkrahjes institucionale nuk iu kanë zbehur vullnetin për punë, por përkundrazi jeni treguar më gë fortë”, ka thënë Gashi duke shtuar se nuk asnjë pengesë që ndal punën e bujqve.

“Na keni dëshmuar se gjithçka që bëhet me djersë e punohet me këto duar të arta nuk ka pengesë që i del përpara. Dhe me këto duar mund të ndryshoni gjithçka. Prandaj ne marrim mësim se ndryshimi ia vlenë”.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles