Vdesin tre skiatorë nga një ortek në Austri

Tre skiatorë nga Holanda kanë humbur jetë nga një ortek pranë vendpushimit austriak të skive Solden. Një person tjetër u shpëtua dhe u dërgua në spital.

Viktimat ishin pjesë e një grupi turne skish prej 17 personash që ishin në ngjitje me katër udhërrëfyes austriakë.

Turneu i skive përfshin përdorimin e skive me lidhëse dhe lëkura të veçanta që bëjnë të mundur lëvizjen në bore.

Grupi po shkonte drejt një strehe malore në rreth 2 mijë e 500 metra mbi nivelin e detit kur orteku, i cili ishte rreth 80 metra i gjerë, goditi pak para orës 11 të mëngjesit të së enjtes.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles