Princi William shihet për herë të parë në publik prej kur Kate Middleton njoftoi se u diagnostikua me kancer

Princi William është parë për herë të parë në publik prej kur u bë i ditur lajmi se bashkëshortja e tij Kate Middleton vuan nga kanceri.

Ai mori pjesë në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Konferencës së Konferencës së Aston Villas kundër ekipit Lille OSC, raporton Page Six.

Princi i Uellsit, nuk ishte i vetëm pasi shoqërohej edhe nga djali i tij, Princi George.

Ata po qëndronin në tribunat e stadiumit për të përcjell këtë ndeshje derisa ishin veshur me veshje serioze dhe brohorisnin për ekipin e tyre të preferuar.

Princi i Uellsit është një tifoz i flaktë i futbollit dhe madje shërben si president i Federatës Angleze të Futbollit.

Kjo besohet të jetë paraqitja e parë e tij publike, prej kur Kate Middleton njoftoi se iu nënshtrua kimioterapisë parandaluese; lajmi që tronditi mediet botërore.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img