Prezantim i rezultateve nga hulumtimi për gjendjen me fëmijët në rrugë

Shkup, 12 prill – Në Qendrën për qëndrim ditor për fëmijë në rrezik “Rrugica e shpresës”, që ndodhet në objektin e kppshtit “8 Prilli” në komunën e Shuto Orizares, sot do të mbahet ngjarje me temë “Rritja e fëmijëve në mjedis të shëndoshë familjar, em kujdes cilësor prindëror-segment kyç për zgjidhje efikase të dukurisë negative-fëmijë në rrugë dhe kërkimi i lëmoshës”, kumtuan nga Sektori për marrëdhënie me opinionin pranë Avokatit të popullit.

Në ngjarjen e organizuar me rastin e 12 prillit, Ditës ndërkombëtare të fëmijëve në rrugë, këshilltarja shtetërore nga zyra e Avokatit të popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa, siç është paralajmëruar, do t’i rpezantojë rezultatet nga hulumtimi për gjendjen me fëmijët në rrugë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa prezantim do të kenë edhe përfaqësuesit nga qendrat ditore nga komunat Shuto Orizarë dhe Kisella Vodë.

Përndryshe, ngjarja është organizuar në kuadër të projektit të BE-së “Përforcim i të drejtave themelore dhe zbatim i përforcuar i masave alternative”, financiarisht i mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles