Prania e gjarpërinjve në zonat urbane nuk është e zakonshme, por një rast i veçantë ka ndodhur në Velipojë.
Një gjarpër jesh është shfaqur papritur në rrugët e fshatit turistik duke trembur pushuesit. Në pamjet e publikuara nga JOQ duket se gjarpri është mbledhur dhe qëndron i pa shqetësuar në një zonë këmbësorësh.
Nuk raportohet për sulm nga gjarpri, megjithatë prania e tij në këtë zonë të populluar ka trembur shumë qytetarë.