Në Lubizhdë të Hasit përurohet “Kulla e Qëndresës” Haradinaj: Ky rajon ishte gjithmonë aty për të dhënë kontributin për çlirim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot 54 shqiptarët e ekzekutuar mbi fshatin Lubishdë të Hasit në vitin 1999.

Haradinaj ka thënë se rajoni i Hasit ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës.

“Liria e atdheut, në themelet e saj ka sakrificën e të rënëve dhe kontributin e shumë heronive ndër breza. Rajoni i Hasit dha shumë për atdheun. Shumë burra nga kjo tokë ishin gjithmonë aty për të dhënë kontributin për liri e çlirim”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka bërë të ditur që po finalizohet edhe “Kulla e Qëndresës”, të cilës i kishte vënë gurthemelin.

“Kujtojmë sot 54 shqiptarë të kësaj ane që u ekzekutuan mizorisht mbi fshatin Lubishdë të Hasit, nga data 12 prill 1999 për shumë ditë me radhë, shumë nga ta të rinj në moshë. Derisa nderojmë dhe kujtojmë sakrificën e heronive, jam i lumtur që në këtë ditë, në Lubizhdë po finalizohet shtëpia muze “Kulla e Qëndresës”, të cilës i patëm vu gurthemel. Kjo kullë do të shërbejë si simbol i përkujtesës për sakrificën dhe kontributin e shumë brezave deri tek liria.

Urime hasjanë për Kullën! Sakrifica e të rënëve dhe luftëtarëve të lirisë, do të mbijetojë shekujt!”, ka përfunduar Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/981204363370912?ref=embed_post

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles