Macron: Franca e angazhuar për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Paris, presidenti i Francës Emmanuel Macron, ka përgëzuar Shqipërinë për reformat në kuadër të integrimit në BE dhe ka përsëritur mbështetjen e Francës.

“Këto dy vizita dëshmojnë për dinamikën e jashtëzakonshme të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Ju e dini që do të keni besim tek vendosmëria për të bërë më shumë. Dua të tregoj vendosmërinë e Francës për Ballkanin Perëndimor, këtu bëhet fjalë për bashkimin e Evropës për të bërë më te fortë ndaj luftërave.

Shqipëria ka vazhduar rrugën Evropiane me vendosmëri, kini besim tek mbështetja jonë, jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapacitete për të avancuar. Dua të përshëndes zërin e fortë në rajon të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. Kështu ka qenë dy vite kur ju mbanit postin në Këshillin e Sigurimit. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshme normalizim i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Rama.

Rama u shpreh se ndihej shumë krenar për Shqipërinë dhe miqësinë me Francën pasi ishte hera e parë që një përfaqësues i shtetit shqiptar të pritej në këtë mënyrë në pallatin Elize.

“Jam shumë krenar për Shqipërinë dhe miqësinë mes Shqipërinë dhe Francës se ishte hera e parë në marrëdhëniet tona diplomatike që një përfaqësues i shtetit shqiptar të pritej në këtë mënyrë. Kjo do të thotë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dua të të falenderoj për dy gjëra; vendosmërinë me të cilën e ke shtyrë këtë valë të re të marrëdhënieve të vendeve të Ballkanit dhe vendeve të BE. Jemi sot dëshmitarë të realiteteve të reja për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit dhe plani i rritjes do të thotë një Evropë e fortë, e bashkuar që nuk mbetet peng i metodave të vjetra të integrimit. Dhe nga ana tjetër të falenderoj për vizitën në Shqipëri që përtej momentit historik ka pasur një vijim që na ka prekur shumë se janë gjëra që po ndodhin, projekte që i prekim. Po, jemi profranceze, se të jesh profrancezë do të thotë të jesh proevropianë, vlera që Franca i rrezaton në mbarë botën. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje të nivelit të lartë mes dy qeverive do na hapë dyer të reja për të pasur edhe më shumë Francë në Shqipëri”, tha Rama.

https://www.facebook.com/watch/?v=762432982654371

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img