Elseid Hysaj i shpëtoi mrekullisht tragjedisë, arriti të zhbllokohet nga Ferrari i tij që iu dogj plotësisht

Mbrojtësi i Lazios dhe Shqipërisë, Elseid Hysaj së bashku me vjehrrin e tij ishte protagonist i një episodi të pakëndshëm ku rrezikoi jetën, pasi vetura e tij papritmas mori flakë dhe u dogj e tëra.

Një veturë luksoze e markës Ferrari në vlerë prej 160 mijë euro mori flakë të dielën e kaluar.

Mbrojtësi shqiptar pati një rrezik të madh, i cili mund të kishte pasoja të mëdha, por përfundoi ‘pozitivisht’.

Gjatë vozitjes, makina ka marrë flakë papritmas, me dyert e bllokuara automatikisht, por Hysaj dhe vjehrri i tij ia dolën të çliroheshin, ku dëshmitare e skenës ishte gruaja e futbollistit të Lazios.

“Makina u përfshi papritur në flakë, për fat nuk u lënduam, i shpëtuam rrezikut”, ka thënë fillimisht Hysaj për Il Massaggero.

Ylli i Lazios bëri denoncim pasi dyshohet se aksidenti mund të jetë për shkak të një defekti prodhues në makinë:

“Po, kështu është”, konfirmoi futbollisti shqiptar, i cili njihet si një koleksionist i supermakinave prej disa kohësh. 

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img