E dashura Jeff Bezos kritikohet për fustanin që veshi në Shtëpinë e Bardhë – “a ka shkuar në darkë, a po në klub striptizi”

Lauren Sanchez, e dashura e miliarderit Jeff Bezos, është kritikuar për veshjen e saj në darkën e Shtëpisë së Bardhë.

Ndonëse, Bezos supozohej të ishte në qendër të vëmendjes së këtij eventi, të gjithë sytë ishin tek e dashura e tij, shkruan DailyMail.

Eventi ku ishte ftuar çifti ishte organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden për nder të kryeministrit të Japonisë Fumio Kishid.

Sanchez kishte veshur një fustan të kuq prej sateni si dhe me një korset.

Megjithatë, përdorues të shumtë në rrjetet sociale e kanë kritikuar për veshjen që ajo veshi në eventin e Shtëpisë së Bardhë.

Shumë thanë se fustani që ajo kishte veshur ishte i papërshtatshëm për një event të tillë në Shtëpinë e Bardhë, duke potencuar se Sanchez nuk kishte treguar respekt.

Madje kishte edhe kritika të atilla më të ashpra drejt të dashurës së miliarderit.

“Me sa duket, paraja nuk mund të blejë shije të mire”, shkroi një përdoruese. “Paraja nuk mund të blejë klasin”, shkroi një tjetër.

“A ka shkuar në një darkë apo në një klub striptizi”, theksoi një përdorues tjetër në rrjetin social X. 

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img