Bytyqi: Inflacioni është vënë nën kontroll

Shkup, 12 prill – Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, thotë se inflacioni është vënë nën kontroll. Ai në një postim në Facebook thotë se sipas të dhënave më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave (ESSH) për rritjen e shpenzimeve të jetesës, për muajin mars 2024 është matur inflacioni prej 4,0%.

Bytyqi thekson se kjo është dëshmi se kompanitë me përgjegjësi etike operojnë në vend në masën më të madhe, si në prodhim ashtu edhe në tregti, të cilat, pavarësisht mundësisë së rritjes së madhe të çmimeve, vazhduan të punojnë me çmime konkurruese, gjë që përfundimisht rezultoi në rritjen e inflacionit në mars të vitit 2024 me vetëm një pikë përqindjeje krahasuar me muajin paraardhës kur inflacioni u mat 3,0%.

“Duke marrë periudhën janar-mars të vitit 2024 krahasuar me janar-mars të vitit 2023, inflacioni është 3,4%, që është pak më i ulët se inflacioni i parashikuar fillimisht për vitin 2024, i cili sipas parashikimeve të fundit të Qeverisë duhet të jetë 3,6%. Kjo është vetëm një tjetër në serinë e dëshmive se kjo Qeveri ndjek në vazhdimësi zhvillimet ekonomike në vend, dhe se zbaton politika të duhura që përmirësojnë standardin e qytetarëve, për shkak të rritjes së pensioneve dhe pagës mesatare që nga fillimi i vitit deri tani është shumë më e lartë se rritja e shpenzimeve të jetesës”.

“Muajin e kaluar është miratuar Ligji për Praktikat e Padrejta të Tregtisë, i cili gjithashtu do të garantojë çmime të qëndrueshme për mbi 2500 produkte bazë, si dhe parandalimin e tregtisë së padrejtë”, ka shkruar Bytyqi.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles