Shkup, 12 prill – Maqedonia e Veriut ka rezultuar si vend që i është dorëzuar korrupsionit të lartë, këtë nuk e thonë analistët e as qytetarët sipas hamendjeve të tyre por raporti i fundit i publikuar nga Freedom House “Kombet në tranzit”. E për këtë rezultat sigurisht që qytetarët duhet e janë shqetësuar pasi me automatizëm lind pyetja se a ka shpresë përmirësimi të kësaj gjendje në të cilën është tendosur vendi. Freedom House në atë kategori vendos 11 vende, të cilat kanë karakteristika të autokracisë dhe demokracisë. Për shkak se ato nuk i përkasin plotësisht asnjërit bllok, institucionet e tyre janë të cenueshme, gjë që në vitin 2023 ka çuar në më shumë regres sesa avancim. Nga ana tjetër, se korrupsioni është kancer i vendit që shkatërron dalëngadalë si të tashmen ngjashëm edhe të ardhmen është e pa kontestueshme. Për korrupsion flet shumëkush e të paktë janë ato që hetojnë e sanksionojnë, shkruan Zhurnal.
Maqedonia e Veriut me rënie të ndjeshme në raportin e Freedom House: Vendi i është dorëzuar korrupsionit të lartë –
Maqedonia e Veriut mbetet një regjim hibrid në raportin e fundit të Freedom House “Kombet në tranzit”. Freedom House në atë kategori vendos 11 vende, të cilat kanë karakteristika të autokracisë dhe demokracisë. Për shkak se ato nuk i përkasin plotësisht asnjërit bllok, institucionet e tyre janë të cenueshme, gjë që në vitin 2023 ka çuar në më shumë regres sesa avancim.
Në Ballkanin Perëndimor, kjo u theksua veçanërisht. Ka pasur një “kthim historik” në Serbi, thotë raporti, kryesisht për shkak të përpjekjeve të presidentit Aleksandar Vuçiç për të konsoliduar pushtetin në vitin 2023. Por Maqedonia e Veriut është menjëherë pas Serbisë, i tha Zërit të Amerikës, Alexandra Karpi, një nga dy autorët e raportit.
“Maqedonia e Veriut ka rënien më të madhe në rajon pas Serbisë. Viti u shënua nga polarizimi bashkëpolitik dhe lufta ndërpartiake në koalicionin qeverisës si dhe me opozitën. Partia kryesore opozitare vazhdoi të luante një rol të theksuar pengues”, thotë Karpi.
Maqedonia e Veriut ka pësuar pengesa në zbatimin e sundimit të ligjit dhe i është dorëzuar korrupsionit të vazhdueshëm të nivelit të lartë, ndërsa partitë politike janë përplasur rreth amendamenteve kushtetuese të mandatuara nga vetoja e Bullgarisë që pengojnë përpjekjet e vendit për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Duke iu kthyer Maqedonisë së Veriut më konkretisht, raporti thotë se vendi është një “hibrid ciklik”, i cili karakterizohet nga ndryshime të rregullta në elitën qeverisëse që nuk lejojnë ndryshime thelbësore strukturore të ndodhin me kalimin e kohës. Gjegjësisht, është një “kombinim i pluralizmit real politik dhe ndryshimeve sipërfaqësore institucionale”, shpjegon Freedom House, duke e ilustruar këtë në rastin e Maqedonisë së Veriut me shembullin e ish-kryeministrit Nikola Gruevski, i cili është në azil që nga viti 2017.
Ky raport flet shumë për rrugëtimin e vendit ndër vite që shumë politikanë mburren dhe dalin para qytetarëve duke rrah gjoks që kanë bërë punë produktive dhe që kanë dërguar vendin në progres. Por, ajo çfarë thonë politikanët me këtë çfarë thotë raporti nuk janë në përputhje dhe qytetarët duhet të dinë se kujt t’i besojnë.
“Korrupsioni në Maqedoninë e Veriut është kancer me metastaza që çdoherë pengon progresin”
Maqedonia e Veriut si shtet i pavarur nga 8 shtatori i vitit 1991, 31 vite shtet, përgjatë gjithë kësaj periudhe është përballë me luhatje e lëkundje të ndryshme që kanë dridhur edhe rrënjët e shtetit, por ja që të gjitha këto kanë qenë edhe të përballueshme e tejkaluese. Por, ajo që nuk po kalon dot e për të cilën mund të konstatohet lirshëm se është “sëmundje” kancerogjene që po dëmton në palcë shtetin tonë, është korrupsioni. Temë e stërfolur por pa ndonjë epilog konkret, komisione të shumta, apele të veçanta, veting i premtuar për çdo vit, e çka jo tjetër, vetëm për t’i shpallë luftë korrupsionit.
Megjithatë, një luftë e tillë ende nuk është parë në terren, ajo që publikohet në rrjete sociale dhe që thuhet në fushatë elektorale është krejtësisht tjetër dhe ka dallim të madh nga ajo që shihet në praktikë. Maqedonia e Veriut shtet i pavarur që 31 vite, që 17 vite shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ende nuk ka marrë datën për fillim të negociatave me BE-në. Kjo mbase edhe nuk po ndodhë rastësisht e as për inati të askujt, po ndodhë sepse Maqedonia e Veriut po ka problem serioz me korrupsionin, e që në BE nuk pranohen shtetet që kanë problem me korrupsionin. /Zhurnal.mk