6 rregullat për “shopping”

Të gjithë përjetojmë një “gëzim” të madh në momentin që bëjmë një blerje të re. Qoftë ajo një blerje për veten, për shtëpinë madje ka edhe nga ata njerëz të cilët lumturohen edhe kur blejnë për të tjerët.

Por, nganjëherë ne pendohemi për blerjet që kemi bërë. Pse? Sepse mund të ketë qenë një blerje e nxituar, çka nuk është e mirë emocionalisht dhe ekonomikisht.

Prandaj për ta evituar këtë situatë sa më shpesh mund të ndiqni këto 6 rregulla për një përvojë të suksesshme

Gjithmonë bli masën tënde
Ka pasur raste kur të gjithë kemi blerë një rrobë në masë më të madhe ose më të vogël. Por, ne nuk e dimë asnjëherë se si do të jetë trupi jonë pas një jave apo qoftë edhe pas një viti. Prandaj duhet blerë gjithmonë masa që ne jemi në atë moment.

Këpucët bliji gjithmonë gjysmë mase më të mëdha
Të gjithë e dimë se si të vret në shpirt kur ke një palë atlete apo këpucë që i ke aq qejf, sepse janë aq të bukura, por nuk i vesh dot sepse të dërrmojnë këmbët. Prandaj sekreti qëndron tek këpuca që është gjysmë mase më e madhe. Një hapësirë e bollshme që këmba të ketë lirshmëri, por në të njëjtën kohë jo të duket sikur i ke këpucët të marra borxh. Në këtë mënyrë këpucët e tua kanë edhe një jetëgjatësi më të madhe në gardërobën tënde.

Mendoje mirë blerjen para se ta paguash atë
Nuk duhet të nxitohemi asnjëherë kur vjen puna tek blerjet. Duhet të mendohemi mirë para se ta blemë një produkt dhe të pyesim veten: “Kam me çfarë ta vesh?”; “A do më hyjë në punë?”; “A është diçka që do i mbijetojë kohës dhe unë do mundem ta vesh edhe në kohë të tjera?”…Dhe më pas nëse përgjigjet janë PO, atëherë ke në dorë një blerje të mirë, por nëse je duke e blerë diçka thjesht sepse është trendi apo sepse e ka dikush tjetër, atëherë duhet të ndalosh, ta vendosësh produktin atje ku e gjete dhe rrugën për tek kasa ta lësh për një herë tjetër.

Mos e ki dorën me vrimë
Kjo shprehje aq sa duket sikur të bën për të qeshur, aq e vërtetë është. Njeriu nuk duhet të harxhojë shuma të mëdha parash, duke kaluar limitet gjatë shopping-ut. Duhet të nisesh gjithmonë me një ide se për çfarë po shkon nëpër dyqane dhe se çfarë do të blesh. Ndryshe do të përfundosh me borxhe kundrejt bankave dhe askush nuk e do një gjë të tillë.

Tregohu i sinqertë me veten
Veten nuk duhet ta gënjejmë asnjëherë dhe kjo gjë duhet bërë edhe kur vjen puna tek blerjet. Nuk duhet të bëjmë blerje vetëm, sepse “janë në modë”. Duhet të blemë veshje, të cilat na përshtaten mirë dhe na bëjnë të dukemi bukur. Nuk duhet blerë një fustan, sepse i rri mirë Chiara Ferragnit apo një kostum sepse i rri mirë Mariano Di Vaios. Në qoftë se jeni duke blerë për këtë arsye, atëherë jeni duke bërë një gabim të madh.

Ndiqni gjithmonë uljet
Nganjëherë gjërat më të bukura gjenden kur nuk i pret. Zakonisht kur fillon sezoni i uljeve, njerëzit çmenden. Shkon nëpër dyqane dhe shikon pirgje rrobash të hedhura njëra sipër tjetrës, por diku, andej nga fundi të zë syri disa pjesë të lezetshme. Të duken akoma edhe më shumë të tilla në momentin që e di që janë me ulje. Dhe “voila”, ti sapo krijove një veshje, e cila është e ndërtuar nga produkte, 30%; 40% deri në 50% më lirë. Koleksioni i ri është vërtet i bukur, por pa merak se dhe ai do vijë një moment që do të bëhet me ulje.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img