Xabi Alonso më në fund zbulon pse refuzoi Liverpoolin dhe Bayern Munichun

Trajneri i ri spanjoll, Xabi Alonso më në fund njoftoi për refuzimin e ofertave nga Liverpooli dhe Bayern Munich dhe shpjegoi arsyet e tij.

Xabi Alonso po thyen të gjitha rekordet me Leverkusenin këtë sezon dhe është në prag të titullit të parë kampion në histori.

Megjithatë, edhe pse pritej të largohej nga klubi pas suksesit historik, ai vendosi të qëndronte të paktën edhe një sezon në Leverkusen.

Ofertat për trajnerin më të kërkuar të ditës së sotme erdhën nga të gjitha anët dhe kandidatët më seriozë ishin Bayern Munich, i cili po zëvendëson Thomas Tuchel në stol dhe Liverpool, i cili ndahet nga Jurgen Klopp pas tetë vitesh.

Spanjolli luajti në të dyja këto klube gjatë karrierës së tij, kështu që secila nga dy ekipet do të dukej logjike, por Alonso mori një vendim befasues dhe refuzoi të largohej nga klubi. Tani ai më në fund shpjegoi vendimin e tij.

“Kishte shumë arsye për mua për të marrë vendimin”, ka thënë fillimisht Alonso.

“Pas një viti, ne po ndërtojmë një ekip dhe një shpirt të madh këtu. Kishte shumë arsye për të qëndruar dhe kaq shumë lojtarë me të cilët jam i kënaqur. Sezoni ka qenë i mrekullueshëm deri më tani dhe ne patjetër duam të vazhdojmë të bëjmë historinë së bashku”.

“Ndihem pjesë e saj. Pas një viti nuk më dukej se ishte koha për t’u larguar dhe për këtë arsye jam ende i përkushtuar ndaj punës”, ka përfundoi spanjolli.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img