Taravari: Maqedonia e Veriut e integruar në rajon dhe Evropë

Shkup, 11 prill – Kandidati për President, Arben Taravari, ka nxjerrë në pah dy pikat kyçe të programit të tij që synojnë integrimin e Maqedonisë së Veriut në rajon dhe në Bashkimin Evropian.

Sipas Taravarit, dalja e menjëhershme e vendit nga nisma Ballkani i Hapur dhe harmonizimi i plotë të politikës së jashtme me atë të Bashkimit Evropian, veçanërisht në lidhje me sanksionet kundër Rusisë janë pika kryesore të integrimin në rajon dhe Evropë.

Ky vizion, siç thekson Taravari, synon të sigurojë një integrim të qëndrueshëm dhe të suksesshëm të vendit në rajon dhe në nivel evropian. 

“Bazuar në nenin 121 të Kushtetutës do ti propozoj Kuvendit daljen e menjëhershme të Maqedonisë së Veriut nga nisma Ballkani i Hapur. Do të angazhohem për harmonizimin e plotë të politikës sonë të jashtme me atë të BE-së, veçanërisht në lidhje me sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, marrë nga programi i plotë i kandidatit për President Arben Taravari.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles