Specializantët privatë kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme nga e hëna

Shkup, 11 prill – Specializantët privatë kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme nga e hëna. Në njoftimin e sotëm theksojnë se edhe krahas protestës së mbajtur nga specializantët  privatë më 27 mars dhe takimit të realizuar me ministrin e Shëndetësisë në Qeverinë teknike, Ilir Demiri, më 2 prill, ende nuk janë përmbushur kërkesat e tyre.

 “Në takimin me ministrin e Shëndetësisë, nga ana e tij na u premtua se kërkesat tona do të paraqiten në seancën e ardhshme të Qeverisë. Pas takimit të realizuar me ministrin, janë mbajtur de seanca të Qeverisë edhe atë më 3 dhe 9 prill, në të cilat sipas informacioneve publike në dispozicion të Qeverisë, në asnjërën prej tyre nuk është biseduar për kërkesat tona”, thuhet në kumtesë.

 Prandaj, siç thuhet në kumtesën, dërguar në emër të specializantëve privatë në universitetet e shkencave mjekësore “Kirili dhe Metodi” dhe “Goce Dellçevi” – Shtip, janë të detyruar të ndërmarrin hapin tjetër – t’i bashkohen grevës së përgjithshme nga 15 prilli.  Paralajmërohet se do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img