Sonte të dua në një mënyrë tjetër

Nga: Jean-Paul Sartre (shkruar më 1928, për të dashurën e tij, Simone De Beauvoir)

“Vogëlushja ime e dashur,

Kam kohë që dua të të shkruaj në mbrëmje pas një prej atyre shëtitjeve me miqtë që së shpejti do t’i përshkruaj në veprën ‘Një humbje’, nga ato shëtitje kur na duket se bota është e jona. Doja të të sillja gëzimin tim prej pushtuesi dhe ta vë në këmbët e tua, siç bënin në epokën e Mbretit Diell. Por, pastaj, i lodhur nga britmat, gjithmonë shkoja të flija. Sot po e bëj këtë gjë të ndiej kënaqësinë që ti nuk e njeh, kthimi papritur i miqësisë në dashuri, i fuqisë në butësi.

Sonte të dua në një mënyrë që tek unë nuk e ke njohur kurrë: as nuk jam i sfilitur nga udhëtimet, as i etur nga dëshira për të të pasur pranë. Po i vë fre dashurisë për ty dhe po e kthej brenda, si element përbërës të vetes sime. Kjo ndodh më shpesh nga sa pranoj unë, por rrallë kur të shkruaj ty.

Mundohu të më kuptosh: të dua, ndërkohë që u kushtoj vëmendje gjërave të jashtme. Në Tuluzë thjesht të dashuroja. Sonte të dashuroj në një mbrëmje pranvere. Të dua me dritaren hapur. Ti je imja, gjërat janë të miat, dashuria ime ndryshon gjërat rreth meje dhe gjërat rreth meje ndryshojnë dashurinë time.

Vogëlushja ime e dashur: siç të kam thënë, ajo që të mungon është miqësia. Por, tani është koha për këshilla më praktike. Nuk mund të gjeni një mike? Si ka mundësi që tërë Tuluza nuk ka një grua të re inteligjente të denjë për ty? Por, ti nuk do të ishe e detyruar ta doje. Sa keq! Ti je gjithnjë e gatshme të japësh dashuri; kjo është gjëja më e lehtë që mund të merret nga ti. Nuk po flas për dashurinë tënde për mua, që shkon përtej kësaj, por ti je shumë bujare me dashuritë e vogla dytësore, si të asaj nate në Thiviers, kur dashurove atë fshatarin që zbriste kodrës nëpër terr duke fishkëllyer nga larg, por që doli se isha unë.

Mësohu me ndjenjën, pa butësinë që vjen nga të qenët dy. Është e vështirë, sepse madje edhe midis dy burrave të vërtetë, çdo miqësi ka çastet e saj të dashurisë. Që ta duam mikun tim, mua më duhet vetëm ta ngushëlloj; kjo është një ndjenjë që dobësohet dhe shtrembërohet lehtë. Por, ti je e aftë për këtë gjë dhe duhet ta përjetësosh. Dhe kështu, pavarësisht mizantropisë tënde kalimtare, ke përfytyruar ndonjëherë ç’aventurë e bukur do të ishte të kërkoje në Tuluzë për një grua që do të ishte e denjë për ty, por me të cilën nuk do të bije në dashuri? Mos u mërzit me anën fizike po gjendjen shoqërore. Dhe kërko me ndershmëri. Por, nëse nuk gjen asgjë, bëhuni mike e Henri Pons, të cilin zor se e doni më.

Të dua me shpirt e me zemër”.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img