Shkup, 11 prill – VMRO-DPMNE vitin e kaluar kishte të hyra prej 104 milionë denarë. Donatori më i madh ka qenë shteti, i cili ka paguar 97 milionë denarë. Në grafën e donacioneve, ku janë regjistruar 3 milionë e 700 mijë denarë, donatori më i madh është kompania për mirëmbajtjen e higjienës “Luvak 2020” me gjithsej 800 mijë denarë. Pjesa tjetër janë donator privat, deputet dhe zyrtar partiak të cilët kanë ndarë nga 25 deri në 216 mijë denarë, informon PRESSonline.al
Shpenzimet totale janë 98 milionë, 21 milionë për energjinë e konsumuar, 6 milionë e gjysmë për reklama dhe propagandë dhe 6 milionë për norma interesi (kamata). Vitin e ka mbyllur me një suficit neto prej 6 milionë denarë, që është 4 milionë më shumë se vitin e kaluar.
LSDM ka të ardhura më të larta për 15 milionë, ose gjithsej 119 milionë. 2 milionë e 900 mijë vijnë nga anëtarësimet, dhuratat, donacionet e të tjera, që është rreth gjysmë milioni më pak se vitin e kaluar. Mbi 88 milionë janë raportuar si të ardhura nga burime të tjera.
Mbi 17 milionë janë shpenzuar për reklama, propagandë, 5 milionë për transport, po aq për energji, ose gjithsej 40 milionë. LSDM regjistroi një fitim neto prej 53 milionë lekësh, që është dyfishi i vitit të kaluar.
Me 156 milionë, BDI ka të ardhurat më të larta. Dy të tretat e këtyre parave, ose 105 milionë denarë, u bartën nga viti i kaluar. 2 milionë nga interesat, 1 milionë nga anëtarësimi dhe 1 e gjysmë nga donacionet.
BDI ka shpenzuar mbi 2 milionë për reklama, kanë marrë me qira hapësirë dhe pajisje për 1.6 milionë, kanë paguar po aq interesa dhe kanë futur 7 milionë në grafën e shpenzimeve të tjera financiare, por sërish kanë një tepricë prej 135 milionë, informon PRESSonline.al
Aleanca për Shqiptarët kishte të ardhura 23 milionë denarë – 17 milionë nga Buxheti, 2 milionë nga anëtarësimi, një e gjysmë nga donacionet. Ajo shpenzoi më së shumti për riparime – 3 milion e 600 mijë, pastaj për shërbimet komunale dhe 1 milion për reklama.
Shteti financon shumicën e partive: 14 milionë i ndau Levicës, 8 milionë GROM-it dhe 4 milionë “Tvoja”, TMRO etj.
Raportet financiare për të ardhurat dhe shpenzimet e 42 partive janë publikuar nga Enti Shtetëror i Revizionit për një pasqyrë më të mirë të menaxhimit të fondeve publike.