Osmani paralajmëron bord për veting për të gjitha projektet dhe ligjet për mbrojtjen e mjedisit të jetesës

Shkup, 11 prill  – Formimi i bordit për validim, i përbërë nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, i cili do të kryejë veting të gjitha projekteve dhe ligjeve për mbrojtjen e mjedisit të jetesës dhe do të garantojë se të gjitha ligjet janë të qëndrueshme, paralajmëroi kandidati për president nga kolaicioni “Fronti Europian” i udhëhequr nga BDI, Bujar Osmani.

 Osmani porositi se ekziston një lidhje e pandashme mes mjedisit tonë dhe sigurisë kombëtare dhe u bëri thirrje të gjithëve që të mbështesin agjendën e gjelbër e cila në radhë të parë e vendos mbrojtjen e mjedisit.

 “Ky bord do të garantojë  se nuk do të nënshkruaj asnjë ligj që është i dëmshëm për mjedisin e jetesës. Nuk duhet që rritja ekonomike të jetë në llogari të mjedisit të jetesës dhe gjeneratave të ardhshme. Duhet të lëmë jo vetëm një shtet evropian dhe ekonomik, por edhe një shtet të gjelbër dhe të qëndrueshëm”, theksoi Osmani.

 Osmani, ka sqaruar se përpjekjet e tilla të tij janë në kuadër të të drejtës supspenzive të presidentit të mos nënshkruajë ligje.

Hot this week

Zbulohen emrat, ja kush janë banorët e konfirmuar të “Big Brother VIP”

Gjithçka është gati për nisjen e edicionit të katërt...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Del lista e LDK-së me kandidatët për deputetë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur listën përfundimtare me...

Related Articles