Balkoski: Nëse vendi hynë në bisedime të reja me Bullgarinë do mund të humb edhe 20 vite, siç humbi me Greqinë

Shkup, 11 prill – Ljupço Balkoski nga OBRM-Popullore thotë se nëse Maqedonia anashkalon propozimin francez dhe hynë në negociata të reja me Bullgarinë atëherë vendi do të humb edhe një 20 vjet tjera, siç ka humbur edhe me Greqinë.

“Çfarë do të negociojë OBRM-PDUKM? Kanë përfunduar negociatat në atë fushë se në çfarë mënyre do të integrohemi në BE. Me propozimin francez dhe nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë në një farë mënyre kemi pranuar që të lëvizim në rrugën drejt hapjes së kapitujve me BE-në dhe tani duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. OBRM-PDUKM dëshiron të kthehet prapa dhe përsëri të fillojmë bisedimet. E gjithë kjo duhet të rishikohet dhe se a kërkojnë që të kemi ngecje”, tha Balkoski për “Sloboden Peçat”.

Sipas tij OBRM-PDUKM kërkon bisedime të reja me Bullgarin. Ai vlerëson se me këtë vendi mund të humb edhe 20 vjet, siç humbi me Greqinë.

“Kemi shembullin me Greqinë si rrjedhën negociatat dhe tani dëshirojmë diçka të ndryshojmë, por e dimë se koha dhe ndryshimet nuk rrjedhin në të mirë të Maqedonisë, por do të jetë më rëndë”, shtoi Balkoski.

Hot this week

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img