Shkup, 9 prill – Kemi përcjellur shumë zgjedhje parlamentare, lokale, e presidenciale që nga pavarësimi i Maqedonisë së Veriut, mirëpo zgjedhje me kaq të panjohura, si zgjedhjet e vitit 2024, nuk kemi pasur.
Politikanëve ua don qejfi që çdo cikël zgjedhor ta quajnë si “historic”, ose “vendimtar”, sa për t’i dhënë peshë më të madhe paraqitjes së tyre para elektoratit. Të tilla shpeshherë po quhen edhe zgejdhjet e 24 prillit dhe 8 majit, në datën e parë presidenciale, kurse në datën e dytë mikes- edhe presidenciale edhe parlamentare.
Shikuar nga aspekti analitik, këto nuk janë edhe zgjedhje të tilla, sepse nuk përcaktohet ndonjë kur general politik, ose nuk ka mundësi të ndodhë ndonjë kthesë politike në vijat strategjike kah do të lëvizim në të ardhmen. Kursi europerëndimor i vendit nuk kontestohet nga ndonjë faktor i rëndësishëm politik, me përjashtim të Levicës e cila ka shënuar rënie në disa anketa të fundit dhe si duket ka arritur maksimumin e saj prej pesë deputetëve (plus minus një) dhe tani mund të ketë rënie deri në tre deputetë.
Maqedonia është anëtarësuar në NATO dhe është në fazë kur nuk mund të lëvizë mbrapa, e nëse do lëvizim përpara ose do të qëndrojmë në vend, e kemi për vete, askënd nuk e dëmtojmë.
Mirëpo paqartësitë rreth rezultateve zgjedhore, që padyshim përcjellin këto zgjedhje në kampin shqiptar, ndonjëherë dinë të përcillen edhe me tensione dhe nervozizma të panevojshme, e madje eskalojnë në incidente.
E kemi shkruar edhe më herët, po e përsërisim prap-vendi ynë nuk ka traditë të gjatë të demokracisë parlamentare, por nuk kemi edhe traditë aq të shkurtër, që të shfrytëzojmë si alibi frazën “ende jemi demokraci e btishtë”. Kemibë pak përvojë në demokraci shumë partiake, kemi kaluar situata të lloj-llojshme. Kemi vërejtur lëvizje në skenën politike nga më të ndryshmet.
Kështu që do të kalojnë edhe këto zgjedhje, dikush do të bëhet deputet, dikush ministër, drejtor e zëvendësministër, dikush do të fiton më pak, e dikush më shumë se çka ka pritur, porn ë përgjithësi ne do jemi këtu. Politikanët, pasi të kalojnë zgjedhjet, rrallë e më rrallë do t’i shohim, rrallë e më rrallë do na e hapin telefonin, por familjarët, fqinjët, shokët e dashamirët mbeten aty ku kanë qenë. Sa ia vlen që shkaku i bindjeve të ndryshme politike, zgjedhjeve, partive e politikanëve, të mos mundemi nesër të shikojmë njëri tjetrin në sy? Politikanët atë punë e kanë, të elektrizojnë elektoratin, sepse vetëm në atë mënyrë mund të marin më shumë vota. Sa vota marin, aq më të mëdha i kanë gjasat që të shkojnë në Kuvend, në Qeveri, nëpër ministry e drejtori. E ne ku shkojmë? Ne shumica? Mbetemi aty ku kemi qenë dhe ku jemi për momentin. Nuk shkojmë as në Kuvend e Qeevri (përveç kur kanë ditë të hapura për vizitorët), as në ministri, as në drejtori. Prandaj të respektojmë njëri tjetrin. Të respektojmë bindjen politike të secilit si një e drejtë elementare individuale, pa marë parasysh nëse na pëlqn, apo nuk na pëlqen. Të mos mundohemi të bëjmë presion ndaj dikujt që t’ia imponojmë se për kë do të voton. Aq më pak na ka hije të bëhemi pjesë e “zinxhireve” të shitëblerjes së votës, apo në “ndonjë” tren bullgar, për të blerë votën e njerëzve që i njohim, në favor të ndonjë subjekti a blloku politik. Nuk na ka hije një gjë e tillë, sot mund të na duket e mirë, por nesër do të turpërohemi edhe prej vetvetes.
Fundja tash kemi ku marim mësim. Është televizori, interneti, portalet informative, përmes të cilave çdo ditë informohemi për zgjedhje të nivelit të lartë demokratik që mbahen në vendet perëndimore. Nuk janë larg prej nesh, i kemi afër. Shumë prej atyre vendeve edhe na u ka dhënë rasti që t’i shëtisim, e t’i vizitojmë. Është koha që gjatë këtyre shëtitjeve e vizitave të marim një pjesë të kulturës së përgjithshme të këtyre vendeve, e posaçërisht kulturës demokratike, ta integrojmë si pjesë të identitetit tonë kolektiv dhe ta reflektojmë në praktikë, duke përfshi edhe proceset zgjedhore. Mos të lejojmë të bëhemi masha të dikujt. Të dëgjojmë me seriozitetin më të lartë ofertat dhe platformat zgjedhore partiake dhe në bazë të asaj se cila ofertë na pëlqen, ta bëjmë edhe përzgjedhjen tonë!/Zhurnal