Shkup, 9 prill – “Nesër, në festën fetare të Ramazan Bajramit, transporti publik në Shkup do të funksionojë sipas orarit të së dielës”, njoftoi NQP Shkup.
Ndërkohë biletaritë e Qendrës së Transportit dhe Gjorçe Petrovit do të bëjnë shërbim nga ora 07:00 deri në ora 14:00.
Teleferiku do të funksionojë normalisht, nga ora 10:00-18:00.