Tomeski: Në mënyrë shtesë do të përcaktohen shkaqet për zjarrin në Sallën universale

Shkup, 9 prill- Komandanti i Brigadës zjarrfikëse të Shkupit, Zvonko Tomeski deklaroi se ende nuk janë të njohura shkaqet për zjarrin që shpërtheu mëngjesin e sotëm në Sallën universale në Shkup. Siç tha, arsyet do të përcaktohen më tej nga ekipi policor. Ai ka përmendur se nuk ka të lënduar pasi për momentin nuk ka pasur punë ndërtimore.

Tomeski tha se për një kohë të shkurtë zjarri është vënë nën kontroll edhe pse në vet objektin ka pasur temperaturë të lartë. Siç tha, kanë ndërhyrë me gjithsej nëntë automjete zjarrfikëse dhe 24 zjarrfikës.

“Në orën 09:50 është raportuar për zjarr në Sallën universale. Dy automjete zjarrfikëse u dërguan menjëherë nga nënqendra e afërt në lagjen Taftalixhe, të cilët kanë vërejtur një shtyllë të lartë nga tymi pas arritjes dhe menjëherë kërkuan ndihmë shtesë. Në një kohë relativisht të shkurtër dhe falë sakrifikimit të kolegëve, zjarri është vënë nën kontroll, megjithëse kishim temperaturë të lartë në vetë objektin. Dëshiroj të falënderoj edhe punonjësit e policisë që na mundësuan të arrijmë më shpejtë, si dhe ndërmarrjet publike ‘Higjiena komunale’ dhe ‘Ujësjellësi’ që bënë përpjekje për të na furnizuar vazhdimisht me ujë në mënyrë që ndërhyrja të ishte sa më e suksesshme”, tha Tomeski.

Министерката за култура Бисера Костадиновска-Стојчевска денеска за време на посетата на Универзалната сала каде што претпладнево избувна пожар, изјави дека нема жртви, направена е само матери

Ai shtoi se nuk ka të lënduar, atë që e ka marrë si informacion është se për momentin nuk ka punë ndërtimore, kështu që, theksoi, nuk ka të lënduar, vetëm dëmet materiale janë evidente. Ai tha se kishte tym të dendur, një shtyllë të lartë tymi, temperatura ishte shumë e lartë edhe në ndërtesat që janë në afërsi.

“Dëmin nuk mund ta konstatojmë tani. Nuk e dimë se çfarë kishte brenda, sepse ka pasur shembje të konstruksionit të çatisë, po punohet ende për shuarjen e plotë të zjarrit, ka ende temperaturë të lartë në objekt, nuk është e mundur të depërtohet në të gjitha vendet. Ajo që është e rëndësishme për ne, ndërhyrja ka qenë e suksesshme për nga shpejtësia dhe se nuk ka të lënduar zjarrfikës dhe qytetarë”, tha Tomeski.

Ai dërgoi apel deri tek organet shtetërore përgjegjëse për miratimin e punësimit në njësitë zjarrfikëse që të marrin parasysh nevojën për miratimin sa më të shpejtë të punësimit të zjarrfikësve të rinj.

“Njësia jonë funksionon me kapacitet prej 40 për qind, që është e pamjaftueshme. Në prag të verës, realisht nuk e dimë se si do të shkojnë gjërat, por na duhen zjarrfikës të rinj sa më shpejt, që të jemi më të pajisur dhe më të aftë për t’iu përgjigjur të gjitha kërkesave”, shtoi Tomeski.

Hot this week

Deputeti Nikollë Camaj kujton jetën dhe veprën e atdhetarit Rrok Dedvukaj

Sot, në Amerikën e largët, i jepet lamtumira e...

Rruga Prizren -Tetovë po fillon të ndërtohet

Prizren, 2 gusht - Sot janë nënshkruar kontratat për...

Prezantohet ekrani i parë në botë me shpejtësi rifreskimi prej 1000 Hz

Monitorët më të shpejtë të disponueshëm aktualisht në treg...

Rënie prej 1.2 për qind të prodhimit industrial në muajin prill

Shkup, 31 maj - Prodhimi industrial në prill të këtij...

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t’ua...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Related Articles

spot_imgspot_img